Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni"Paga minimale”/ Durmishi në TV24: Jemi para shteteve fqinje, fokusohemi në rritjen...

“Paga minimale”/ Durmishi në TV24: Jemi para shteteve fqinje, fokusohemi në rritjen e standardit jetësor të qytetarëve

“Paga minimale”/ Durmishi në TV24: Jemi para shteteve fqinje, fokusohemi në rritjen e standardit jetësor të qytetarëve

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “24 analizë” në TV24 ka thënë se Maqedonia e Veriut për nga paga minimale është para shteteve fqinje, konkretisht, Bullgarisë, Shqipërisë e Serbisë. Ai këto informacione i bazon sipas të dhënave të Eurostatit.

“Sipas të dhënave zyrtare të Eurostatit, paga minimale në Bullgari është 551 euro, në Shqipëri 408 euro, tek ne 584 euro, bile Moldavia që është shtet kandidate e BE-së ka pagë minimale 285 euro, poashtu edhe Turqia ka pagë më të vogël minimale. Pra nuk qëndrojmë keq. Por po, jemi pas Kroacisë dhe Sllovenisë dhe duhet të fokusohemi të rritet standardi jetësor i qytetarëve, të ketë më shumë investime dhe vende pune”, tha ministri Durmishi.

Sipas tij, nuk qëndrojnë informacionet se jemi pas të gjithëve, ndërsa të njëjtin informacion, ditë më parë, ai e ndau edhe në Kuvend se paga minimale duhet të shkojë edhe më lartë.

Për momentin, shton ministri, sipas analizave që bëjnë në ministri, “nuk janë kundër të mos rritet paga minimale”.

“Normalisht ne duam paga minimale të jetë edhe 800 euro dhe nëse shohim fotografinë e plotë, apo të sjellim ad hok zgjidhje apo populiste që të rrisim pagën minimale, kjo tek segmenti më i ndjeshëm në shtet, tek firmat e mesme dhe të vogla do të shkaktojë reagime dhe ato do të përballen me shumë sfida, nuk do të kenë mjete të paguajnë pagat e të punësuarve të tyre. Kjo do të sjell edhe mbylljen e kompanive, rritje të çmimeve, inflacion më të lartë dhe humbje të konkurrueshmërisë”, ka thënë mes tjerash ministri Durmishi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!