Drejtoria e Punëve të Brendshme Ohër e njofton opinionin se sot në Strugë janë shtuar rastet kur persona ende të panjohur, përmes thirrjeve telefonike në numrat fiks ose celularë të qytetarëve, po përpiqen t’i mashtrojnë ata duke u prezantuar si inspektorë policie,njofton për Struga Ekspres, zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.
“Gjithashtu, atyre u thuhet se anëtarë të familjes së tyre kanë shkaktuar aksidente trafiku dhe se duhet menjëherë të japin para për një ndihmë të supozuar, në mënyrë që familjari i tyre të mos shkojë në burg dhe të lirohet nga ndjekja penale.
U bëjmë apel qytetarëve të mos bien pre e këtyre thirrjeve telefonike dhe t’i raportojnë menjëherë në numrin 112 ose personalisht në stacionin më të afërt të policisë.” shprehet për Struga Ekspres, zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.
(Struga Ekspres)













