Monday, November 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAlarmante, po ndodh sot në Strugë / Strugan të dashur mos u...

Alarmante, po ndodh sot në Strugë / Strugan të dashur mos u mashtroni nga këta persona, urgjentisht lajmëroni policinë

Drejtoria e Punëve të Brendshme Ohër e njofton opinionin se sot në Strugë janë shtuar rastet kur persona ende të panjohur, përmes thirrjeve telefonike në numrat fiks ose celularë të qytetarëve, po përpiqen t’i mashtrojnë ata duke u prezantuar si inspektorë policie,njofton për Struga Ekspres, zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

“Gjithashtu, atyre u thuhet se anëtarë të familjes së tyre kanë shkaktuar aksidente trafiku dhe se duhet menjëherë të japin para për një ndihmë të supozuar, në mënyrë që familjari i tyre të mos shkojë në burg dhe të lirohet nga ndjekja penale.
U bëjmë apel qytetarëve të mos bien pre e këtyre thirrjeve telefonike dhe t’i raportojnë menjëherë në numrin 112 ose personalisht në stacionin më të afërt të policisë.” shprehet për Struga Ekspres, zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!