Saturday, November 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Drejt Manastirit me kryeministrin Kurti, shënojmë bashkë Ditën e Alfabetit

VLEN: Drejt Manastirit me kryeministrin Kurti, shënojmë bashkë Ditën e Alfabetit

Drejt Manastirit me kryeministrin Kurti, shënojmë bashkë Ditën e Alfabetit

Si udhëheqësi e VLEN-it, kishim nderin ta mirëpresim sot në Shkup kryeministrin e Kosovës, mikun tim Albin Kurti.

Në një drekë pune diskutuam gjerë e gjatë për aktualitetin politik në vendet tona, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, por edhe ndërpartiak, me Lëvizjen VETËVENDOSJE si një prej shtyllave të koalicionit VLEN.

Përgëzuam njëri-tjetrin për fitoret respektive në zgjedhjet lokale dhe i uruam fitore VV-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Bashkë me kryeministrin nisemi drejt Manastirit, aty ku 117 vjet më parë u mblodhën rilindasit tanë për ta unifikuar ABC-në shqipe, që ta shënojmë Ditën e Alfabetit siç na ka hije.

VLEN është i vendosur për ruajtjen dhe institucionalizimin e gjuhës shqipe, si dhe mbrojtjen dhe kultuvimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Urime gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!