Saturday, November 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPagesa e radhës nga “TVSH-ja ime” pritet të kryhet deri në fund...

Pagesa e radhës nga “TVSH-ja ime” pritet të kryhet deri në fund të muajit

Edhe pse muaji nëntor po i afrohet fundit, një pjesë e qytetarëve ende nuk kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”.

Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat janë në proces dhe se mjetet do të transferohen në llogari brenda këtij muaji.

“Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik–shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Vonesat më të shpeshta shkaktohen nga të dhënat e pasakta ose të paazhurnuara të llogarive të transaksionit në sistemin e PRO-së”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Financave.

Sa i përket spekulimeve se masa mund të shfuqizohet, Ministria e Financave nuk dha një qëndrim të drejtpërdrejtë, por theksoi se programi mbetet i bazuar në legjislacion dhe vazhdon të jetë në fuqi, ndërsa pagesat ekzekutohen sipas afateve ligjore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!