Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ziadin Sela, kryetar i Aleanca për Shqiptarët ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen. Ai theksoi se të qenurit shqiptar është mënyrë jetese, traditë e trashëguar brez pas brezi dhe një identitet që ruhet përmes gjuhës.
Sela vuri në dukje rëndësinë historike të vendit ku u kodifikua alfabeti shqip, duke uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar që simbolizon kulturën, gjuhën dhe vazhdimësinë e kombit.
“Është gjuhë në të cilën mendon, shkruan dhe flet,” u shpreh ai, duke theksuar rolin e patjetërsueshëm të gjuhës shqipe në identitetin kombëtar.













