Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani me reagim: Hakmarrja politike fillon në administratën e Komunës së...

Faton Pollozhani me reagim: Hakmarrja politike fillon në administratën e Komunës së Strugës

Hakmarrja politike fillon në administratën e Komunës së Strugës.
Si kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Strugë, shpreh shqetësimin tim të thellë dhe reagimin e vendosur ndaj praktikave të fundit të largimeve selektive nga puna dhe presioneve politike që po ushtrohen ndaj të punësuarve në Komunën e Strugës.

Gjatë ditëve të fundit, kam pranuar një numër të madh informacionesh dhe dëshmish nga administrata komunale, që tregojnë qartë ekzistimin e një fushate të organizuar mobingu, kërcënimesh dhe presionesh politike ndaj punonjësve që nuk ndajnë të njëjtat bindje partiake me kryetarin e Komunës dhe me strukturat e pushtetit – VLEN.

Këto largime dhe praktika ndëshkuese nuk kanë të bëjnë me performancën apo profesionalizmin e punonjësve, por me bindjet e tyre politike. Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit, të standardeve demokratike dhe të etikës institucionale. Administrata publike nuk është pronë personale apo partiake, dhe askush nuk ka të drejtë ta përdorë pushtetin për persekutim politik.

Dua t’i siguroj qytetarët e Strugës se kam informacion të plotë, të dokumentuar dhe të verifikuar rreth situatës që po ndodh në administratën komunale. E di po ashtu unë dhe të gjithë struganët se disa persona të afërt me kryetarin e Komunës, të cilët prej vitesh mbajnë pozita të caktuara, nuk janë paraqitur për vite të tëra në vendet e tyre të punës, ndërsa sot janë bashkëpunëtorët më të afërt të tij.

Çdo rast do të trajtohet me seriozitet maksimal, ndërsa institucionet shtetërore kompetente do të njoftohen për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe respektimin e ligjit.

I bëj thirrje kryetarit të Komunës së Strugës dhe bashkëpunëtorëve të tij që t’i japin fund menjëherë përndjekjes politike, mobingut dhe diskriminimit ndaj administratës, sepse administrata është në shërbim të qytetarëve dhe nuk mund të përdoret si mjet presioni partiak.

Si kryetar i BDI – Degës Strugë, mbetem i përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të çdo punonjësi, në forcimin e institucioneve dhe në garantimin e një administrate profesionale, të pavarur dhe dinjitoze.

Faton Pollozhani
Kryetar i BDI – Degës Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!