Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArben Ajdini nga Ladorishti emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Ashim Agushi” në...

Arben Ajdini nga Ladorishti emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht

Të hënën do të zyrtarizohet emërimi i Arben Ajdinit nga Ladorishti në postin e drejtorit të shkollës fillore “Ashim Agushi”, njofton Struga Ekspres.

Me përvojën e tij mbi 23 vjeçare në arsim dhe aktivitetet kulturore, Ajdini pritet të sjellë frymë të re dhe ide inovative në drejtim.

Arben Ajdini ka përfunduar studimet e larta për muzikë dhe prej vitesh është i angazhuar si mësimdhënës i lëndës së muzikës. Bashkëpunimi i tij me nxënësit dhe përkushtimi në zhvillimin e aktivitetit artistik shkollor janë vlerësuar lart nga komuniteti arsimor dhe prindërit.

Arben Ajdini synon të avancojë cilësinë e procesit arsimor, të rrisë bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe të përforcojë aktivitetet kulturore dhe edukative brenda shkollës.

Emërimi i tij është pritur pozitivisht nga banorët e Ladorishtit, të cilët shprehen optimistë se drejtimi i ri do të sjellë përmirësime të ndjeshme në funksionimin e shkollës. (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!