Murtezani në Samitin e liderëve në Tiranë: Ballkan të integruar më shpejt në Tregun e vetëm të BE-së
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani po merr pjesë në Samitin e liderëve për planin për rritje “Rruga jonë drejt BE-së” që mbahet në Tiranë.
Së bashku me homologët nga rajoni dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, siç thekson ai, “është diskutuar se si Ballkani Perëndimor të integrohet më shpejt dhe më thelbësisht në Tregun e vetëm të Bashkimit Evropian”.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të flasim për perspektivën evropiane, por të marrim vendime dhe të implementojmë reforma të cilat qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme: pagesa më të lira dhe më të shpejta përmes lidhjes në SEPA, lidhje digjitale më të mira përmes ë iFi4ë B në 63 komuna, mundësi të reja përmes Qendrës për inteligjencë artificiale ‘Vezillka’, si dhe pika kufitare më efikase në kuadër të Korridoreve të gjelbërta”, thekson Murtazani.
Postimin e tij në Fejsbuk ai e mbyll me fjalët: Vazhdojmë me punë për Maqedoni të Veriut më të fuqishme, më të sigurt dhe më evropiane në një rajon më të bashkuar.















