Thursday, November 20, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKryeparlamentari Gashi takoi kryetarin e Këshillit global për tolerancë dhe paqe, Ahmed...

Kryeparlamentari Gashi takoi kryetarin e Këshillit global për tolerancë dhe paqe, Ahmed Bin Mohamed Aljarwan (FOTO)

Kryeparlamentari Gashi takoi kryetarin e Këshillit global për tolerancë dhe paqe, Ahmed Bin Mohamed Aljarwan

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar sot kryetarin e Këshillit global për tolerancë dhe paqe, Ahmed Bin Mohamed Aljarwan. Me këtë rast ata kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit ndërkombëtar për tolerancë dhe paqe (IPTP).

Sipas Gashit, ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së vendit në proceset globale për tolerancë, dialog dhe paqe.

“Sot së bashku me kryetarin e Këshillit global për tolerancë dhe paqe, z. Ahmed Bin Mohamed Aljarwan, nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP). Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin institucional, të mundësojë pjesëmarrje më madhe të Kuvendit tonë në sesionet, komitetet dhe aktivitetet ndërkombëtare të IPTP-së, si dhe të krijojë hapësira të reja për organizimin e ngjarjeve të përbashkëta dhe iniciativave me interes të ndërsjellë. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset globale për tolerancë, dialog dhe paqe”, theksohet në postimin e kryeparlamentarit Gashi në Fejsbuk.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments