Thursday, November 20, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEkonomia drejt BE-së: Durmishi tregon hapat kyç që po japin rezultat

Ekonomia drejt BE-së: Durmishi tregon hapat kyç që po japin rezultat

Ekonomia drejt BE-së: Durmishi tregon hapat kyç që po japin rezultat

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një postim në rrjetet sociale vuri në pah angazhimin e institucioneve në procesin e integrimit evropian, pas pjesëmarrjes së tij në takimin e Grupit Sektorial për Konkurrueshmëri dhe Inovacione. Ai theksoi se bashkëpunimi me Delegacionin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë po jep rezultate të prekshme, ndërsa mbështetja e programeve IPA ka forcuar kapacitetet institucionale dhe ka afruar ekonominë vendore me standardet e tregut të vetëm evropian.
Durmishi nënvizon se vendi po avancon me zbatimin e strategjive afatgjata për zhvillim, inovacion, eksport dhe mbështetje të sektorit privat, duke vlerësuar se Agjenda Reformuese mbetet busulla që orienton institucionet drejt modernizimit të ekonomisë dhe një integrimi më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se këto procese po i japin vendit pozicion më të fortë në konkurrencën rajonale dhe evropiane.
Në përfundim të reagimit të tij, ministri potencoi përkushtimin e Qeverisë për t’i sjellë qytetarëve dhe bizneseve një klimë më të favorshme ekonomike dhe më shumë mundësi zhvillimi.
“Po punojmë me përkushtim për një ekonomi më konkurruese, kushte më të mira për bizneset dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë”, shkroi Durmishi

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments