Thursday, November 20, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAki Musai nga Frëngova, një punëtor shembullor dhe artist me zemër, frymëzim...

Aki Musai nga Frëngova, një punëtor shembullor dhe artist me zemër, frymëzim për brezat e rinj! Kur suksesi ndërtohet me ndershmëri, punë dhe dashuri

Aki Musai nga Frëngova e Strugës është një ndër ata njerëz të rrallë që i japin dritë komunitetit me punën, talentin dhe shpirtin e tyre. Artist në shpirt, muzikant baterist me ritëm që ngjall jetë, dhe punëtor profesional e shembullor në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Strugë, ai shquhet jo vetëm për përkushtimin ndaj detyrës, por edhe për fisnikërinë që e karakterizon.

Në çdo hap të tij, Akiu ndërton ura jo vetëm ura punë, por ura zemrash. Ai di të afroje njerëzit, të krijojë harmoni dhe të shpërndajë dashuri, ashtu siç di t’i shpërndajë tingujt e baterisë së tij që i japin jetë çdo salle ku ai performon. Me ndershmëri, me modestinë që e zbukuron karakterin e tij dhe me buzëqeshjen që kurrë nuk i mungon, ai mbetet shembull për kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që kanë fatin ta njohin.

Aki Musai është dëshmi se puna, arti dhe dashuria për njerëzit mund të bashkëjetojnë në një njeri të vetëm. Ai e nderon qytetin e Strugës dhe është një frymëzim i vërtetë për komunitetin.

Përtej profesionit dhe artit, Akiu është një shpirt i pastër që e pasuron çdo ambient ku shkel. Në punë njihet për korrektësinë dhe ndershmërinë e tij të palëkundur, ndërsa në muzikë shpalos pasionin, energjinë dhe ritmin që buron nga zemra. Ai është njeri që i qëndron besnik vlerave, që investon në miqësi, që e shpërndanë mirësinë me thjeshtësi dhe që të bën ta kuptosh se bota bëhet më e bukur kur ekzistojnë njerëz si ai.

Akiu, me punën, artin dhe karakterin e tij, mbetet një figurë që e pasuron shoqërinë dhe një shembull për brezat e rinj se suksesi ndërtohet me zemër, me punë të ndershme dhe me shumë dashuri.
(Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments