Wednesday, November 19, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që...

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të marrë dritë jeshile në organet partiake të secilës parti të koalicionit në ditët në vijim, mëson INA.

Sipas marrëveshjes, në postin e ministrit të Mjedisit Jetësor, në vend të Izet Mexhitit, do të emërohet Muhamet Hoxha, kuadër me përvojë në ekzekutiv, i cili më herët ka ushtruar edhe funksionin e zëdhënësit të Qeverisë.

Deputeti Bekim Sali pritet të emërohet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, në vend të Arben Fetait. Njëkohësisht, Sali do të ushtrojë edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të parë.

Arben Fetai, nga ana tjetër, do të marrë drejtimin e ministrisë për Integrime Evropiane. Ai njihet për përvojën e tij në diplomaci dhe në proceset e integrimeve, duke qenë i përfshirë më herët në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ministri aktual për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, sipas marrëveshjes, pritet të transferohet ose në pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, postin e drejtorit të Postës së Maqedonisë, ose ndonjë drejtori tjetër me peshë.

Gjatë ditëve në vijim, VLEN pritet t’ia dorëzojë këto propozime Qeverisë, që më pas procedurat formale të vazhdojnë në Kuvend. Ky riformatim po ndodh pas zgjedhjes së Izet Mexhitit kryetar i Komunës së Çairit. Pas janarit pritet të ketë ndryshime më të mëdha brenda Qeverise. (INA)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments