Wednesday, November 19, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBexheti: Deputetët e BDI-së do të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të...

Bexheti: Deputetët e BDI-së do të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të Frontit Europian

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, në një konferencë për media deklaroi se përfaqësuesit e kësaj partie në Kuvend do të vazhdojnë të veprojnë në kuadër të Frontit Europian.
Lidhur me largimin e Ziadin Selës, ai theksoi se ata kanë zgjedhur të funksionojnë si të pavarur dhe se këtë vendim e respektojnë, duke i uruar sukses në rolin e tyre opozitar dhe duke mbetur të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Sipas asaj që pashë në reagimin e tyre, ata do të vazhdojnë të jenë opozitë, ndërsa ne do të vijojmë bashkëpunimin”, tha ai. Bexheti shtoi se grupi i deputetëve të BDI-së do të funksionojë si pjesë e grupit parlamentar të Frontit Europian.

Ai theksoi se, ashtu siç ka përmendur edhe z. Sela, në nivel komunal këshilltarët e tyre do të vazhdojnë të mbajnë bashkëpunimin e deritanishëm.

Duke u ndalur edhe te çështja e rritjes së pagave, Bexheti theksoi se Maqedonia e Veriut ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe se ata mbështesin kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për ta çuar pagën minimale në 500 euro.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments