Wednesday, November 19, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBekim Jashari: Një person me numër telefoni të Bosnjës po kërkon para...

Bekim Jashari: Një person me numër telefoni të Bosnjës po kërkon para në emrin tim! Është mashtrim

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se dikush është duke ia keqpërdorur emrin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin e tij dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.

Ai bëri thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes, të mos bien “pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici”.

“Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, shkroi Jashari.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments