Më 18.11.2025, rreth orës 12:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, pranë “Kryqëzimit të Mavrovës”. Një automjet “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga I.R. (39) nga Kërçova, është rrokullisur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjere 14-vjeçare nga f. Strelec e Kërçovës dhe A.V. (24) nga Rumania kanë marrë lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Inspektimi i aksidentit është kryer nga ekipi i DPB Gostivar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.TS











