Tuesday, November 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPresidentja shkarkon ambasadorin në Itali, Vesel Memedi dhe dy ambasadorët në Austri...

Presidentja shkarkon ambasadorin në Itali, Vesel Memedi dhe dy ambasadorët në Austri dhe Indi

Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026.

Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025.

Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për zbatimin e tyre është përgjegjës Ministria e Punëve të Jashtme.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments