Monday, November 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMPB-Strugë: 33 vjeçari i'a grabit me forcë stolitë 21 vjeçares! Arrestohet nga...

MPB-Strugë: 33 vjeçari i’a grabit me forcë stolitë 21 vjeçares! Arrestohet nga policia e Strugës

Më 16 nëntor 2025, në orën 17:00, në Sektorin për Punë të Brendshme Strugë, zyrtarët policorë nga MPB-Strugë e kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Oktis i Strugës, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 16:30, në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, me përdorim të forcës fizike i kishte marrë stolitë personale një vajze 21-vjeçare nga fshati Dollogozhdë, Strugë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresa përkatëse, informojnë nga SPB- Ohër.(Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments