Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet e përsëritura lokale për katër komuna, të cilat do të mbahen më 11 janar.
Rifillimi i zgjedhjeve përfshin komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë. Në këto komuna, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor, nuk pati numër të mjaftueshëm qytetarësh të dalë për të arritur kuorumin ligjor.
Pas shpalljes së zgjedhjeve nga Kuvendi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) caktoi një mbledhje për orën 13:00, ku do të fillojë përgatitja për zhvillimin e votimit të përsëritur në katër komunat e përmendura.











