Violeta Nasufi-Rashidi nga Struga bëhet Supspecialiste e Perinatologjisë
Violeta Nasufi-Rashidi ka përfunduar me sukses superspecializimin në Perinatologji, duke u bërë një prej profesionisteve më të reja në këtë fushë të rëndësishme të mjekësisë. Ajo tashmë është e punësuar dhe gati t’i kontribuojë sistemit shëndetësor me njohuritë, aftësitë dhe përvojën profesionale të avancuar,shkruan Struga Ekspres.
Nasufi-Rashidi shprehu mirënjohjen e thellë për profesorët e perinatologjisë që e kanë mbështetur përgjatë këtij udhëtimi të gjatë dhe sfidues.
“Falënderoj nga zemra profesorët perinatolog që më mbështetën në këtë rrugëtim të gjatë,” theksoi ajo. (Struga Ekspres)












