Më 14 nëntor 2025, në ora 15:30, në SPB Ohër është raportuar se në dy lokacione të ndryshme në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë fshatit Peshtan, janë gjetur katër mjete shpërthyese të paeksploduara.
Janë siguruar vendet dhe është njoftuar edhe pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për ngritjen e sigurt të granatave, informojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)











