Sunday, November 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHaqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike

Haqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike

Të dashur qytetarë të Komunës së Bërvenicës,
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe përkrahës nga vendlindja, Tirana, Prishtina e diaspora jonë e mrekullueshme,
Pas shumë takimeve dhe bisedave të hapura që kam zhvilluar ditët e fundit me ju – me njerëzit që më kanë qëndruar pranë në çdo hap – dua t’ju drejtohem me mirënjohjen më të thellë për përkushtimin dhe besimin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë zgjedhjeve lokale.
Ju dhatë gjithçka – kohë, mund, zemër e dashuri për vendin tonë. Dhe ajo frymë e bashkimit, e ndershmërisë dhe e shpresës që krijuam së bashku, nuk do të shuhet. Përkundrazi, ajo do të vazhdojë të rritet e të forcohet në çdo lagje, çdo familje e çdo zemër të Bërvenicës.
Gjatë takimeve të fundit me qytetarët tanë dhe me përfaqësues të diasporës, kam dëgjuar shumë zëra që kërkojnë ndryshim të vërtetë, politikë me dinjitet dhe përfaqësim me përgjegjësi.
Këtë zë e marr me përulësi dhe me përkushtim të plotë. Nuk do të ndalemi.
Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, mbështetja e njerëzve të ndershëm dhe ura që lidh Bërvenicën me diasporën tonë të dashur.
Siç e kam thënë edhe më parë, do ta mbaj fjalën e dhënë para opinionit: deri në fazën e ardhshme të angazhimit politik, do të vazhdoj të kontribuoj në sektorin privat, duke qenë aktiv në jetën shoqërore dhe përfaqësimin e popullatës së Bërvenicës në çdo nivel ku kërkohet zëri i qytetarit.
Kjo është rruga ime për të qenë pranë njerëzve dhe për të mos e ndalur asnjëherë përpjekjen për të mirën e përbashkët.
Ashtu siç e kam theksuar gjithmonë, unë do të jem “plaku i katundit” – gjithmonë në shërbim të njerëzve, për të dëgjuar hallet, kërkesat dhe idetë e tyre, pa dallim bindjeje apo partie.
Sepse bashkimi dhe mirëkuptimi janë forca jonë më e madhe.
Në muajt që vijnë do të vazhdojmë të takohemi, të dëgjojmë dhe të ndërtojmë së bashku një platformë që e vendos qytetarin në qendër.
Nëse partitë politike nuk e dëgjojnë zërin e popullit, ne do të jemi aty – të bashkuar, të ndershëm dhe të guximshëm – për ta bërë ndryshimin vetë.
Me shpresë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush,
Haqim Ramadani

 

 

 

 

 

 

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments