Më 14 nëntor 2025, në orën 07:30, në rrugën “Boro Kalajxhiski” në Strugë, punonjës të policisë së MPB- Strugë arrestuan një 41-vjeçar nga fshati Llabunishtë i Strugës, pasi ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj efektivëve të policisë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndërmerret kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)











