Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një konferencë për media, shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, të publikuar nga Komisioni Evropian rreth dhjetë ditë më parë. Ai theksoi se dokumenti paraqet njërën prej vlerësimeve më të dobëta që vendi ka marrë gjatë dekadës së fundit.
Sipas Ademit, gjuha që përdor Komisioni Evropian është e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë lloj paqartësie. Termat si “pa progres”, “progres i kufizuar”, “mungesë masash” dhe “zbatim i dobët” tregojnë një gjendje serioze të funksionimit të shtetit. Ai nënvizoi se këto nuk janë qëndrime politike të partive, por konstatime zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ademi shtoi se mesazhi i raportit është i padiskutueshëm: Maqedonia e Veriut po mbetet prapa dhe po humb hapin me vendet e tjera të rajonit.(Struga Ekspres)











