Friday, November 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSot mbahet seanca Konstituive e Këshillit Komunal në Strugë! Pritet zgjedhja e...

Sot mbahet seanca Konstituive e Këshillit Komunal në Strugë! Pritet zgjedhja e kryetarit të këshillit

Sot, në orën 11:00, në sallën e Këshillit Komunal në Strugë do të zhvillohet Seanca Konstituive e përbërjes së re të këshillit. Gjatë kësaj seance pritet të zgjidhet kryetari i Këshillit Komunal, një nga vendimet më të rëndësishme për funksionimin e institucionit në mandatin e ardhshëm, informon Struga Ekspres

Këshilli Komunal i Strugës përbëhet nga gjithsej 23 këshilltar, të cilët do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit. Në seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mendi Qyra.

Seanca e sotme shënon fillimin zyrtar të punës së këshilltarëve të rinj dhe hap rrugën për proceset e ardhshme vendimmarrëse në komunë.
(Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments