Saturday, November 15, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLindim Etemi: Fëmijët po bullizohen në Strugë dhe më gjerë, një heshtje...

Lindim Etemi: Fëmijët po bullizohen në Strugë dhe më gjerë, një heshtje që do të na kushtoj shumë shtrenjtë

Nga Lindim Etemi-Struga Ekspres

Fëmijët që bullizohen në Strugë dhe në gjithë Maqedoninë, një heshtje që na kushton shumë

Në shkollat e Strugës, në rrugicat e saj, në klasat dhe korridoret që dikur ishin vetëm hapësira loje dhe buzëqeshjeje, sot dëgjohen fjalë që rëndojnë më shumë se plumbi. Bullizimi nuk është më një fjalë e huaj për fëmijët tanë është një realitet i përditshëm, një plagë që rritet në heshtje, e fshehur pas uniformave dhe buzëqeshjeve të detyruara.

Në Strugë dhe në gjithë Maqedoninë, shumë fëmijë përballen me përbuzje, tallje, përjashtim, madje edhe dhunë fizike. Shumë prindër nuk e dinë. Mësuesit shpesh nuk e shohin. Shoqëria – e heshtur. Dhe ajo që është më e dhimbshme, është që fëmijët e bullizuar nuk flasin. Ata mbyllen në vetvete, nisin ta urrejnë shkollën, veten, jetën. Disa nisin të ndërtojnë mure rreth shpirtit, të tjerë thjesht rrëzohen.

Ky problem nuk ka vetëm një fajtor. Shoqëria jonë e lodhur, e polarizuar, që shpesh nuk e kupton sa rëndësi ka edukimi emocional në shkollë. Një sistem arsimor që është ende i përqendruar vetëm në nota, e jo në ndjenja. Dhe një kulturë që shpesh i sheh ndjeshmëritë si dobësi.

Por ka edhe shpresë. Ka mësues që ndalen, pyesin, dëgjojnë. Ka nxënës që guxojnë të flasin, të mbrojnë njëri-tjetrin. Ka prindër që i mësojnë fëmijët se askush nuk është më pak vetëm pse është ndryshe. Dhe këtu duhet të fillojmë me guximin për të folur.

Bullizimi nuk është problem vetëm i viktimës. Është një pasqyrë e asaj që nuk duam të shohim si shoqëri. Dhe nëse duam një të ardhme më të drejtë për fëmijët në Strugë, në Tetovë, në Shkup apo kudo në Maqedoni, atëherë duhet të fillojmë që sot me më shumë dashuri, më shumë edukim, dhe mbi të gjitha, me më pak heshtje.
(Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments