Në lidhje me kërkesat dhe pyetjet për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit informon opinionin se vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në përputhje me Kodit Zgjedhor dhe nuk bazohet në preferenca apo propozime individuale informon Tetovasot.
Sipas komunikatës, shpallja e datës do të bëhet brenda afatit ligjor dhe publiku do të njoftohet në ditët në vijim. Procesi do të udhëhiqet nga dy parime kryesore:
Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, të miratuar në mars të vitit 2024 percjelle Tetovasot.
Vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si institucioni kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor.
Kabineti njofton se Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar tashmë dy takime pune me përfaqësuesit e KSHZ-së, gjatë të cilave janë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe operative që lidhen me përsëritjen e procesit në këto komuna.











