Friday, November 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArbër Ademi zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës: Biseduam për...

Arbër Ademi zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës: Biseduam për rezultatet e zgjedhjeve lokale

Sot, më 14 nëntor 2025, Arber Ademi nga BDI ka zhvilluar një takim me këshilltarin e parë të Ambasadës së Francës në Shkup, z. Filip Marsheto, i cili ishte i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani, anëtar i stafit diplomatik.

Gjatë takimit, palët diskutuan për rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, duke ndarë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të reformave, veçanërisht atyre që lidhen me demokracinë funksionale dhe qeverisjen e mirë.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte edhe procesi i integrimit evropian, të cilin Ademi e cilësoi si “aspiratë të qytetarëve tanë dhe prioritet të përbashkët me miqtë ndërkombëtarë”. Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës.

 

 

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments