Friday, November 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKomuna e Strugës jep ultimatum 10-ditor për largimin e objekteve të përkohshme...

Komuna e Strugës jep ultimatum 10-ditor për largimin e objekteve të përkohshme dhe hapësirave të uzurpuara publike!

Komuna jep ultimatum 10-ditor për largimin e objekteve të përkohshme dhe hapësirave të uzurpuara publike!

Komuna e Strugës ka nisur një aksion vendimtar për pastrimin e hapësirave publike dhe rrugore, duke u dhënë qytetarëve vetëm 10 ditë afat për të larguar të gjitha objektet dhe materialet e vendosura pa leje ose me afat të skaduar.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë prek barakat, tezgat, lodrat për fëmijë, materialet reklamuese, produktet bujqësore, materialet ndërtimore dhe çdo objekt të ngjashëm që ndodhet në hapësira publike.

Në të njëjtën kohë, Komuna paralajmëron se do të ndërmarrë masa edhe ndaj atyre që kanë uzurpuar hapësira publike apo rrugore me dru për zjarr, automjete të paregjistruara ose me avari, goma të përdorura, pajisje industriale dhe materiale të tjera.

Afati i fundit për veprim është data 30 nëntor 2025 (e diel).
Pas kësaj date, Inspektorati i Komunës së Strugës do të dalë në terren dhe do të fillojë lirimin me forcë të hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në përputhje me kompetencat ligjore.

Zyrtarët komunalë theksojnë se qëllimi i këtij aksioni është krijimi i rendit urban, pastrimi i qytetit dhe mbrojtja e hapësirave publike për përdorim të përbashkët.

“Nuk do të ketë tolerim për zaptuesit e hapësirave publike. Të gjithë duhet të respektojnë rregullat dhe afatet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës.
(Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments