MPB njofton se dje, në orën 17:20, në MPB- Strugë, nga Ndihma e Shpejtë Strugë është raportuar se në një shtëpi në rrugën “15 Korpusi” në Strugë, pronë e R.M. (55) nga Struga, është gjetur e vdekur B.V. (56) nga Struga.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.
Është kryer hetim në vendngjarje nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Strugë, njofton policia.











