Thursday, November 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAzir Aliu: Ideja është të krijojmë shëndetësi që të jetë më afër...

Azir Aliu: Ideja është të krijojmë shëndetësi që të jetë më afër qytetarit

Azir Aliu: Ideja është të krijojmë shëndetësi që të jetë më afër qytetarit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në emisionin “Debat në Shenja” ka thënë se ideja është të kemi shëndetësi që të ketë të dhëna të centralizuara dhe shërbime të decentralizuara, ku i gjithë dokumentacioni të jetë i digjitalizuar dhe në një pikë apo databazë në nivel shtetëror dhe kjo t’i ndjek pacientët.
Aliu thekson se për momentin 14 salla në klinikë janë duke u rinovuar nga e para, investohet në aspekt të infrastrukturës, por për fat të keq siç shprehet, “flasim për infrastrukturë bazike, jo robotikë, flasim për karrige, shtretër, apo kushte elementare”.
“Që të bëjmë një shëndetësi të tillë duhet të kemi një qendër universitare, siç është klinika ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe do të kemi 8 qendra rajonale që do të japin shërbime rajonale në nivel të rajoneve që do operojnë, kjo është strategjia. E dini se 205 milionë euro do të harxhohen në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë, është kontratë që e kemi bërë me Britaninë e Madhe dhe për shkurtë kohë do të shkojë dhe nënshkruajë këtë kontratë me qëllim të fillojmë implementimin. Jemi në fazën e analizës, do të bëhen rinovime të objekteve momentale, psh në Tetovë, në Kërçovë objekt i ri komplet rajonal dhe ideja është të krijojmë shëndetësi e cila do të jetë më afër qytetarit”, ka thënë Aliu.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments