Zyrtare/ Mendi Qyra nga sot është kryetar i komunës së Strugës

0
67

Mendi Qyra është betuar sot si kryetar i komunës së Strugës

Ai do të udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme duke marrë mandatin zyrtar sot, një hap që është përshëndetur nga mbështetësit e tij si fillim i një qeverisjeje të re me përkushtim ndaj qytetarëve.

Qyra si kandidat i pavarur, u mbështet edhe nga parti të ndryshme politike, një lëvizje që sipas tij synon të bashkojë komunitetin për zhvillim të qëndrueshëm.

Ai ka premtoi qeverisje transparente dhe të përgjegjshme,investime në infrastrukturë,arsim,
përfshirje të qytetarëve dhe dialog të hapur.

Sfidat janë të shumta, nga përmirësimi i shërbimeve komunale tha Qyra.

Mendi Qyra ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar qytetarët dhe për të punuar “për gjithë Strugën”, jo vetëm për një pjesë të saj.
(Struga Ekspres)