Prof.Dr. Dashmir Nasufi: Falënderim i veçantë për të gjithë punonjësit e Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë. Pesë vite përkushtim, përgjegjësi dhe bashkëpunim

0
111

Prof.Dr.Dashmir Nasufi

Pesë vite përkushtim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.
Falënderim i veçantë për të gjithë punonjësit e Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë, me të cilët pata nderin të bashkëpunoj çdo ditë.
Nëse gjatë kësaj kohe kam gabuar me dikënd – qoftë nga punonjësit apo qytetarët – kërkoj sinqerisht ndjesë, sepse asgjë nuk ka qenë me qëllim.

E nisëm punën në një kohë kur shumëkush turpërohej të thoshte se punon në UKS Strugë, ndërsa sot secili ndjehet krenar që shërben në këtë institucion.
Kjo është arritja më e madhe — që bashkë e kthyem një ndërmarrje të harruar në një institucion që gëzon respekt e besim.

Pasardhësit tim i uroj punë të mbarë dhe bashkëpunim të ndershëm me të gjithë punonjësit e përkushtuar të UKS Strugë.
Faleminderit për çdo ditë, çdo sfidë dhe çdo sukses që ndamë bashkë.

Sinqerisht
Prof. Dr. Dashmir Nasufi