Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKonstituohet Këshilli i Komunës së Çairit/Muhamed Murtezi zgjidhet kryetar

Konstituohet Këshilli i Komunës së Çairit/Muhamed Murtezi zgjidhet kryetar

- Advertisement -

Konstituohet Këshilli i Komunës së Çairit/Muhamed Murtezi zgjidhet kryetar

Sot, në Komunën e Çairit, u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të ri komunal, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Në këtë mbledhje, Muhamed Murtezi, bartës i listës së koalicionit VLEN, u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit.

Murtezi e vlerësoi këtë ditë si fillimin e një kapitulli të ri për Çairin, duke theksuar se, pas një procesi zgjedhor të suksesshëm, sot u konkretizua përfaqësimi i ri i qytetarëve, me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim për zhvillim.

“Ky Këshill do të jetë zëri i qytetarëve të Çairit. Do të punojmë me transparencë, me vendime të drejta dhe me synimin e përbashkët për ta çuar komunën tonë përpara,” deklaroi Murtezi.

Ai shtoi se Çairi meriton një Këshill që dëgjon, vepron dhe sjell ndryshim, duke e cilësuar këtë si një rrugëtim të përbashkët për të mirën e komunës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!