Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Bashkëpunimi rajonal, çelësi për forcimin e luftës kundër korrupsionit në Ballkanin...

Fetai: Bashkëpunimi rajonal, çelësi për forcimin e luftës kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Fetai: Bashkëpunimi rajonal, çelësi për forcimin e luftës kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri Arben Fetai priti sot në takim Albert Hanin, drejtor i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me të cilin bisedoi për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e reformave gjyqësore në vend dhe në rajon.

Në njoftimin e tij, Fetai theksoi se takimi u zhvillua në frymë bashkëpunuese dhe me synim konkret për të forcuar mekanizmat e integritetit institucional dhe transparencës publike.

“Diskutuam për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, përshpejtimin e reformave gjyqësore, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes vendeve të rajonit”, theksoi Fetai.

Ai vlerësoi lart rolin e RAI-t si qendër rajonale e specializuar në koordinimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, duke ndihmuar vendet e rajonit në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe në forcimin e institucioneve të llogaridhënies.

Fetai shtoi se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për ndërtimin e institucioneve transparente, të qëndrueshme dhe efikase, të cilat janë një nga shtyllat kryesore për integrimin e plotë evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!