Edhe Ohri “mbulohet” nga qentë endacak

0
8

Një grup i madh qenësh prej kohësh është i pranishëm në qendër të qytetit dhe përgjatë shëtitores “Maqedonia”.
Qytetarët kohët e fundit reaguan ndaj kësaj situate përmes një shkrese drejtuar redaksisë së Super Radio dhe OhridPress, duke kërkuar nga autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin masa për ta zgjidhur problemin.

Në kërkim të ushqimit, kafshët endacake të uritura zakonisht lëvizin në grupe. Qenë mund të shihen edhe në Sheshin Qendror, nëpër parqe, në çarshinë e Ohrit dhe në rrugët e qendrës.

Banorët e Ohrit komentojnë se nevojitet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme, dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që disa nga këta qen të jenë “turistë”, të sjellë me automjete nga qytete të tjera. Ata u bëjnë apel autoriteteve kompetente që më në fund të zgjidhet problemi me qentë endacakë.
Burimi Ohrid Press Foto-Ohrid Press