Më 08.11.2025, në orën 03:45, në rrugën magjistrale Strugë–Podmoll, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Strugë arrestuan R.B. (29) nga fshati i Kërçovës, Strogomishtë e Poshtme. Gjatë kontrollit në komunikacion, policët ndaluan një automjet të udhëtarëve të tipit “Golf” me targa të Kërçovës, që ai po e drejtonte, dhe konstatuan se ai ishte prezantuar rrejshëm, duke përdorur të dhënat personale të një personi tjetër si të vetat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)


