Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAndonovska: LSDM-ja duhet të distancohet nga Filipçe dhe Zaev, Maqedonisë i duhet...

Andonovska: LSDM-ja duhet të distancohet nga Filipçe dhe Zaev, Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë

- Advertisement -

*Nga VMRO-DPMNE thonë se pas rezultateve në zgjedhjet lokale, LSD duhet të reformohet, përcjell TV21. Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja, për të mbijetuar politikisht, duhet të ndërpresë lidhjet me Venko Filipçen dhe Zoran Zaevin.

“LSD-ja e pa-reformuar, e udhëhequr nga Filipçe në hijen e Zaevit, përjetoi një dështim historik në këto zgjedhje. Udhëheqja e LSD-së nga Filipçe dhe Zaev e çoi partinë drejt kolapsit, dhe këtë e dëshmon rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, ku LSD fitoi vetëm 6 komuna, 126,000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, partia humbi edhe bastionet e saj të dikurshme. Derisa LSD drejtohet nga dyshja Filipçe-Zaev, partia mbetet larg çdo mundësie për progres, konsolidim dhe reformë. Për LSD-në, është e domosdoshme ndërprerja e lidhjes me Filipçen dhe Zaevin, nëse dëshirojnë të mbijetojnë politikisht. Nëse LSD dëshiron të vazhdojë ekzistencën e vet politike, Filipçe duhet të japë dorëheqjen. Maqedonia ka nevojë për një opozitë të fortë, jashtë rrethit të Filipçes dhe Zaevit”, tha Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!