Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVonesë mbi 5 orë në fluturimin Ohër–Memingen, pasagjerët të revoltuar

Vonesë mbi 5 orë në fluturimin Ohër–Memingen, pasagjerët të revoltuar

- Advertisement -

Vonesë mbi 5 orë në fluturimin Ohër–Memingen, pasagjerët të revoltuar

Fluturimi i linjës Ohër–Memingen është përballur sot me një vonesë prej më shumë se 5 orësh e 15 minutash, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek pasagjerët.

Sipas raportimeve për Struga Ekspres, avioni ishte planifikuar të nisej në ora 12:35, por nisja është shtyrë disa herë për arsye ende të paqarta. Pasagjerët tregojnë se përveç pritjes së gjatë në aeroport, ata kanë qëndruar rreth 1 orë e 40 minuta brenda aeroplanit, pa informacion të qartë mbi situatën.

“Askush nuk na informoi saktësisht çfarë po ndodhte. Qëndruam për orë të tëra në avion, dhe ishte shumë e lodhshme”, u shpreh një udhëtar për Struga Ekspres.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, arsyet e vonesës nuk janë bërë të ditura nga kompania ajrore. Pasagjerët kërkojnë shpjegim dhe kompensim për vonesën e gjatë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!