Kryetari i KKZ-së, Minir Zhuta, sot i shpërndau certifikatat për 23 këshilltarët e rinj të Këshillit Komunal të Strugës, informon Struga Ekspres.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Strugë, Minir Zhuta, shpërndau sot certifikatat për 23 këshilltarët e rinj të zgjedhur të Këshillit Komunal të Strugës.
Me këtë akt, përmbyllet faza formale e procesit zgjedhor për përbërjen e re të këshillit, duke hapur rrugën për mbajtjen e seancës konstituive të Këshillit Komunal në ditët në vijim.
Kryetari Zhuta, në fjalën e tij, uroi këshilltarët për mandatin e ri dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak për të mirën e qytetarëve të Strugës.
“Shpërndarja e certifikatave është një hap i rëndësishëm që vulos vullnetin e qytetarëve të shprehur në kutitë e votimit. Uroj që përbërja e re e Këshillit të punojë me përkushtim për zhvillimin e komunës,” – tha Zhuta.
(Struga Ekspres)


