Fetai takon ambasadorin Zomer: Zvicra vazhdon të mbështesë përpjekjet tona drejt fuqizimit të institucioneve

0
5

Fetai takon ambasadorin Zomer: Zvicra vazhdon të mbështesë përpjekjet tona drejt fuqizimit të institucioneve

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai priti në takim sot ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristofer Zomer.
Fetai e ka informuar ambasadorin e ri për punën e kabinetit të tij duke i dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit, duke nënvizuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me ambasadoren e deritashme, Veronik Hulman dhe duke i shprehur falënderim.
Ambasadori Zomer, siç theksohet, është informuar për shtyllat kryesore të punës së kabinetit për qeverisje të mirë siç janë lufta kundër korrupsionit, hulumtimet financiare dhe konfiskimi i aseteve të paligjshme, bashkëpunimi me sektorin civil dhe transparenca e punës së qeverisë dhe institucioneve publike. Zëvendëskryeministri Fetai gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet më të fundit në vend, përfshirë zgjedhjet lokale dhe fitoren plebishitare të koalicionit VLEN.
Në takim, madje janë rikonfirmuar rrugët e bashkëpunimit, të ndërtuara ndër vite miqësi, besim dhe respekt të ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, si dhe projekte konkrete të rëndësishme për qytetarët, si digjitalizimi i shërbimeve publike, përmirësimi i transparencës, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.
“Zvicra, si partner strategjik i vendit tonë, vazhdon të mbështesë përpjekjet tona drejt fuqizimit të institucioneve dhe rritjes së besimit të qytetarëve tek institucionet publike. Partneriteti ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfederatës së Zvicrës mbetet i fortë, i qëndrueshëm dhe i përkushtuar ndaj progresit dhe zhvillimit të vendit tonë”, theksohet në komunikatën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.