Aleanca për Shqiptarët reagon mbi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut

0
26

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë “një dokument të rëndësishëm që reflekton realisht gjendjen e brendshme politike, institucionale dhe demokratike të vendit”.

Sipas Aleancës, raporti evidenton sfida serioze në drejtësi dhe sundim ligji.

“Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për depolitizimin e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e pavarur të Prokurorisë dhe Gjykatave”, thonë nga ASH.

Po ashtu, partia kërkon veprime konkrete kundër, siç thonë korrupsionit dhe klientelizmit.

“Të ndalohen praktikat e punësimeve partiake dhe të forcohen mekanizmat e kontrollit, duke siguruar që institucionet antikorrupsion të kenë fuqi reale dhe jo dekorative”, shtojnë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve dhe respektimit të marrëveshjes së Ohrit.

“Integrimi evropian nuk mund të ecë përpara pa respektim të plotë të barazisë faktike të qytetarëve shqiptarë në çdo nivel të institucioneve”, thonë nga ASH.

Në përfundim, Aleanca bën thirrje që Qeveria të tregojë përgjegjësi dhe rezultate konkrete.

“Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian me institucione të dobëta, me drejtësi të varur dhe me korrupsion të rrënjosur. Evropa kërkon vlera, jo vetëm deklarata”, përfundojnë nga ASH.