Strugani Mevludi Arslani takohet me Presidentin e Kroacisë

0
58

Strugani Mevludi Arslani në vizitë zyrtare tek Presidenti i Kroacisë Në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Bashkësisë Islame të Kroacisë, një delegacion i udhëhequr nga Myftiu i Përgjithshëm, akademik Aziz ef. Hasanović, realizoi një vizitë zyrtare tek Presidenti i Republikës së Kroacisë. Në përbërje të delegacionit ishte edhe Zëvendës Myftiu i Bashkësisë Islame të Kroacisë, Mevludi Arslani, me origjinë nga Struga, i cili njëherazi ushtron detyrën edhe si Drejtor i Përgjithshëm i Gjimnazit Islam “Ahmed Smajlović” në Zagreb. Gjatë takimit, u diskutua për bashkëjetesën ndërfetare, përfaqësimin e myslimanëve në shoqërinë kroate dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare.