Wednesday, December 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMinir Zhuta: Këshilltarët e rinj të Këshillit Komunal të Strugës nesër marrin...

Minir Zhuta: Këshilltarët e rinj të Këshillit Komunal të Strugës nesër marrin mandatet nga KKZ-Strugë

- Advertisement -

Nesër, në ora 13:00, këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillin Komunal të Strugës do të marrin zyrtarisht mandatet e tyre nga Komisioni Komunal Zgjedhor- Strugë, njofton Struga Ekspres.

Ceremonia e dorëzimit të mandateve do të zhvillohet në hapësirat e KKZ-së në Strugë, nën drejtimin e kryetarit të komisionit, Minir Zhuta.

Me marrjen e mandateve, këshilltarët e rinj do të jenë gati për seancën e parë konstituive të Këshillit Komunal, ku pritet të verifikohet përbërja e re dhe të zgjidhen organet drejtuese të këshillit.

Ky hap shënon fillimin e një faze të re të jetës institucionale në Komunën e Strugës, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!