Mexhiti: Jemi pro ndryshimeve kushtetuese, më afër bashkimi i VLEN se sa zgjedhje parlamentare
Si VLEN jemi pro ndryshimeve kushtetuese, me një zë, është një nga prioritetet më të larta të VLEN dhe jemi në komunikim me partnerët strategjik për ta ndihmuar këtë proces, ka thënë në “Debat në Shenja”, njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti kur është pyetur për Raportin e fundit të BE-së për vendin.
“Po bëjmë më shumë se sa duhet në këtë drejtim”, tha Mexhiti.
Ai është përgjigjur se më afër do ishte bashkimi i VLEN se sa zgjedhjet parlamentare, kur është pyetur se kur mund të përfundojë çështja rreth zgjedhjes së liderit.
Thotë se jo më vonë se mbrëmë kanë pasur mbledhje ku me liderët e VLEN është bërë analizë e situatës për të ndërtuar një strategji për Gostivarin dhe Vrapçishtin, analizë e rezultateve zgjedhore ndër të tjerat edhe për VLEN.
“Për hirë të së vërtetës në këto 3-4 muaj të gjithë eksponentët e VLEN, kanë folur 90 për qind për VLEN, 10 për qind kanë përmendur ta zëmë LD, Alternativë, Besë apo Aleancë. Ne kemi vendosur që ta bëjmë këtë prej poshtë -lartë që në vazhdimësi të flitet për VLEN dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN ka komisionin kadrovik të përbashkët, kryesinë qendrore të përbashkët, qendrën mediale të përbashkët dhe dalëngadalë vijmë te unifikimi i shëndetshëm duke përfunduar me një lider”, ka thënë Mexhiti.


