Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Çairin po e ndryshojmë çdo ditë, ky është standardi që kemi...

Mexhiti: Çairin po e ndryshojmë çdo ditë, ky është standardi që kemi vendosur

- Advertisement -

Mexhiti: Çairin po e ndryshojmë çdo ditë, ky është standardi që kemi vendosur

Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës nr. 9 të bulevardit “Mid’hat Frashëri” me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit.

Këtë e ka bërë të ditur numri një i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku i ndodhur në terren tha sot se ky është standardi i punës që është vendosur për ndryshimin e Çairit.

‘Ky është vetëm një nga gjashtë projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë zonë”, thotë Mexhiti.

Ndërkohë, punimet po zhvillohen paralelisht edhe në rrugën nr. 3, duke vazhduar ritmin e transformimit urban.

“Rrugë të reja, kushte më të mira, lagje më të bukura, për qytetarët. Ky është standardi i punës që e kemi vendosur dhe që po e ndryshon çdo ditë Çairin”, ka nënvizuar Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!