Sportistët e Strugës drejt Kampionatit Ballkanik në Rijekë
Rijekë, Kroaci — 07–09 Nëntor 2025
Klubi ynë sportiv do të përfaqësohet në mënyrë të denjë në 25-tën Kampionat Ballkanik për Kadetë, Juniorë dhe U21, që do të zhvillohet në Rijekë të Kroacisë nga 7 deri më 9 Nëntor 2025.
Në këtë garë rajonale, ku do të marrin pjesë ekipet më të mira të Ballkanit, do të konkurojnë edhe gjashtë sportistët tanë, të cilët janë përgatitur intensivisht gjatë javëve të fundit
Rea Polozhani +61 kg
Erina Skenderi +61 kg
Amina Doko −47 kg
Dafina Kaba −47 kg
Gresa Mustafai −68 kg
Alldin Bajramoski −63 kg
Ju urojmë shumë suksese klubit të karates “Arena & Eroll 2007” dhe gjithë sportistëve tanë në këtë garë të rëndësishme



