Mendi Qyra: Ata s’kishin pushtet por kishin zemër. Dhe Struga fitoi

0
84

Ata s’kishin pushtet por kishin zemër. Dhe Struga fitoi! 🌊

Ajo që nisi si një ëndërr, u shndërrua në një lëvizje. Një grup i vogël njerëzish, të rinj, të guximshëm dhe pa përvojë politike, por me shumë dashuri për qytetin, sollën ndryshimin që Struga e priste prej dy dekadash.

Në një betejë përballë dy strukturave politike të bashkuara, ata zgjodhën të mos frikësohen, por të besojnë. Të punojnë ditë e natë, të flasin me arsye e qetësi para emocioneve momentale, të ecin në çdo lagje e fshat, të prekin çdo dorë dhe të dëgjojnë çdo zë që kërkonte ndryshim.

Kjo nuk ishte një fushatë politike, ishte një lëvizje njerëzore. Një valë shprese që u rrit nga dita në ditë, derisa u kthye në një forcë të pakthyeshme.

Dhe sot, me krenari themi se ajo valë e ndryshimit fitoi! Kjo fitore është dëshmia më e bukur se kur bashkohen ideja, besimi, vullneti për punë dhe dashuria për vendin, edhe e pamundura bëhet e mundur.

Krenaria, shpresa dhe përgjegjësia për ta bërë këtë qytet më funksional, më të zhvilluar, më të pastër dhe me më shumë mundësi për të gjithë, janë forcat që do ta udhëheqin këtë rrugëtim të ri.

📸 Këtu janë vetëm disa momente nga rrugëtimi ynë, por e dimë që ka shumë më tepër!

👉 Ndajeni në komente momentin tuaj të preferuar nga ky rrugëtim, le ta kujtojmë bashkë këtë fitore që do mbetet gjatë në kujtesën e Strugës! 💚
———-

Тие немаа власт, имаа срце и Струга победи! 🌊

Она што започна како сон, се претвори во движење. Група млади, храбри луѓе без политичко искуство, но со голема љубов кон градот, го донесоа промената што Струга ја очекуваше две децении.

Во битка против две обединети политички структури, тие избраа да не се плашат, туку да веруваат.
Да работат ден и ноќ, да зборуваат со разум и смиреност, да ги слушаат граѓаните, да одат низ секое маало, да подадат рака и да го слушнат секој глас што бараше промена.

Ова не беше политичка кампања, ова беше човечко движење, бран на надеж кој растеше секој ден сè додека не стана непобедлива сила.

И денес, со гордост велиме дека тој бран на промена победи! Оваа победа е најубав доказ дека кога ќе се спојат идејата, вербата, трудот и љубовта кон татковината, дури и невозможното станува возможно.

Гордоста, надежта и одговорноста за да го направиме овој град пофункционален, поразвиен, почист и со повеќе можности за сите, се силите што ќе не водат во новото поглавје.

📸 Овде се само неколку моменти од нашиот пат, но знаеме дека има уште многу!

👉 Споделете во коментар вашиот омилен момент од ова движење, да ја запишеме заедно оваа победа што засекогаш ќе остане во спомените на Струга!