Ibrahimi: Shqiptarët nuk e humbën Kërçovën, e humbi BDI-ja

0
21

Ibrahimi: Shqiptarët nuk e humbën Kërçovën, e humbi BDI-ja

Shqiptarët nuk e humbën Kërçovën, Kërçovën e humbi BDI-ja. Sikur të ishte për shqiptarët, shqiptarët përsëri do e fitonin Kërçovën, ka thënë në intervistën për ZOOM në RTVM2, njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi.

Por, siç shton ai, z.Ahmeti insistoj me fanatizëm që detyrimisht të kandidohet Fatmir Dehari pas gjithë atyre skandaleve që i dilnin çdo ditë në opinion, por vetë Ahmeti këtu aspak nuk reflektoi.

“Humbësi i zgjedhjeve në Kërçovë nuk janë shqiptarët, është Ali Ahmeti për shkak të insistimit të një kandidati me aq shumë afera që ende nuk janë të hedhura poshtë si të pavërteta, janë ende aktive e që për shkak të atij insistimi sot nuk është një shqiptar në krye të kësaj komune”, ka thënë Ibrahimi.

Ne si VLEN, shton ai kemi qenë neutral, votuesit e Alternativës nuk kanë dal fare të votojnë pikërisht për shkak se nuk kanë qenë të kënaqur siç thotë me kandidatin të cilin e ka imponuar z. Ahmeti në Kërçovë. Prandaj ai sot e ka paguar çmimin, shprehet ai.

Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë pazar pikërisht për Kërçovën, sipas Ibrahimit i bie që atë pazar e ka bërë BDI dhe Ahmeti dhe nuk e ka bërë VLEN.

“VLEN ka pasur një kandidat shumë serioz i cili po të shkonte në raundin e dytë jam i sigurt se do të kishte fituar”, thekson Ibrahimi.

Lidhur me Bërvenicën, ai shprehet qartë se Haqim Ramadanin nuk është lënë i vetëm.

“Ishte kërkesë e tij vetë, pasi në raundin e dytë zgjodhi të bëjë fushatë pa emblema partiake, e respektuam vullnetin e tij. Është e vërtetë edhe ai e di që kemi pasur plot eksponentë të VLEN që e kanë ndihmuar gjatë procesit zgjedhor dhe kemi pasur dakordim që ata mos eksponohen në publik që mos shihet gara në Bërvenicë si garë mes partive politike”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi.