Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“Austrian Airlines” nga 17 maji 2026 do të fluturojë nga Vjena për...

“Austrian Airlines” nga 17 maji 2026 do të fluturojë nga Vjena për në Ohër

Kompania “Austrian Airlines” verën e ardhshme do të fluturojë nga Vjena për në Ohër. Fluturimi i parë është planifikuar për më 17 maj 2026 dhe biletat tashmë janë të disponueshme në sistemin e rezervimeve.

Në fillim, kompania austriake, e cila është pjesë e “Grupit Lufthansa”, do të realizojë një fluturim në javë, ndërsa në korrik dhe gusht linja do të funksionojë dy herë në javë me avion të tipit “Airbus A320”, raporton portali sdk.mk.
Fluturimi i fundit për vitin e ardhshëm është planifikuar për më 27 shtator.

Pritet që “Austrian Airlines” të plotësojë boshllëkun që do të krijohet pasi “Wizz Air” do ta anulojë linjën Vjenë–Ohër më 14 mars të vitit të ardhshëm. Gjatë periudhës së dimrit, kompania hungareze me kosto të ulët fluturon dy herë në javë nga kryeqyteti austriak për në Ohër.
Kjo linjë ajrore e “Wizz Air” është mbajtur pothuajse shtatë vjet, që nga 17 nëntori 2018.
Nga 17 marsi i vitit të ardhshëm, në orarin veror, “Wizz Air” në vend që të fluturojë nga Austria, do të fluturojë për në Ohër tre herë në javë nga kryeqyteti sllovak, Bratislava.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!